Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Nuk kam bërë asnjë marrëveshje me Katica Janevën

Ali Ahmeti: Nuk kam bërë asnjë marrëveshje me Katica Janevën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka sqaruar se nuk ka asnjë dosje të hapur për të nga PSP-ja, pasi sipas tij e vetmja dosja është ajo që rri akoma në Beograd. Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë marrëveshje me prokuroren speciale Katica Janevën dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Prokuroria Speciale Publike nuk ka asnjë dosje të hapur kundrejt meje, e vetmja dosja është ajo që rri akoma në Beograd. Nuk kam bërë asnjë marrëveshje me Katica Janevë. Nuk ka asnjë marrëveshje me të që të më hiqen lëndë mua apo Bujar Osmanit. Unë ju them po të keni vazhdoni më tutje me hetimet, hapni hetim, mbyllni hetime dhe mos na lini gurë mbi qafë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments