Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe një herë betonoi qëndrimin kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ahmeti në konferencën me gazetarë me rastin e festave të fundvitit, u shpreh i bindur për zgjidhjen e shpejtë të kontestit me Bullgarinë. Ai tha se ka përafrim qëndrimesh mes palëve por kërkoi që kontesti të mos politizohet për shkak të emocioneve që përmban zgjidhja e këtij problemi.