Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjet brenda skenës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi se nuk shqetësohet nga thashethemet politike.
“Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Zotin Zijadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë,” deklaroi Ahmeti.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur Ziadin Sela, një prej liderëve të Aleancës për Shqiptarët, ka zgjedhur të mbështesë koalicionin “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI. /TS/