Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Ja sa herë kemi fituar dhe ja çfarë kemi arritur...

Ali Ahmeti: Ja sa herë kemi fituar dhe ja çfarë kemi arritur për 16 vite

Në një letër të hapur për anëtarësinë dhe opinionin, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, potencon arritjet gjatë këtyre viteve.
Ai duke përmendur fillimisht 12 fitoret e njëpasnjëshme në të gjitha ciklet zgjedhore si dhe arritjet e tjera, që përshijnë jo vetëm ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, ujësjellësve, institucioneve arsimore, kulturore e shëndetësore, hapjen e zonave të lira ekonomike dhe mijëra punësime në administratën publike dhe sektorin privat, por edhe projekte kombëtare që nga njohja e pavarësisë së Kosovës dhe shënimit të vijës kufitare me Kosovën, deri tek kalimi pa pasaportë i kufijve me Shqipërinë dhe Kosovën dhe mbledhjet e përbashkëta të qeverive.

“Ky 16 vjetor, gjithashtu, shënon përmbylljen e veprimit tematik të BDI-së, që filloi me ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, ndarjen territoriale, simbolet kombëtare, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit, marrjen e posteve kyçe në shtet dhe shumë të arritura të tjera. Nuk duhet anashkaluar edhe kontributin për çuarjen përpara të reformave dhe për vendosjen e shtetit të së drejtës, që u valorizua me marrjen e statusit – vend kandidat për anëtarësim në BE, liberalizimin e vizave, hapjen e dialogut të lartë paraqasës me BE-në dhe rekomandimet për çelje të negociatave, mbylljen e kontestit me Bullgarinë dhe zyrtarizimin e plotë të përdorimit të gjuhës shqipe. Tani jemi në prag të zgjidhjes së çështjes së emrit, që mundëson marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO”,- tha Ahmeti.

Ahmeti gjithsesi shpreh brengosje në urimin e tij për atë që e cilëson si fragmentarizim të skenës politike shqiptare dhe një tendencë të thellimit të përçarjes së votës shqiptare në parti të panumërta.

“Jam i bindur se kësaj agjende të tjetërsimit dhe dobësimit të potencialit tonë politik në vend duhet t’i jepet fund – ne çmojmë fuqimisht se shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më tepër se dy parti politike për të arritur optimalen e përfaqësimit kombëtar dhe realizimit të kërkesave. Parcializimi i votës shqiptare në shumë parti, përfaqësimi me nahi e jo tërësi, na bën të parëndësishëm dhe joseriozë para komunitet vendor dhe atij ndërkombëtar”,- përkujton Ahmeti.

Lideri i BDI-së në letrën e tij thotë se tani gjendemi në momentin vendimtar të rrumbullakimit të projektit të rilindasve shqiptarë, atij të bashkimit me familjen e madhe evropiane, që do t’i hapte rrugë sigurisë, stabilitetit, por edhe një zhvillimi më të hovshëm ekonomik dhe për mirëqenie shoqërore e kombëtare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!