Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti bën thirrje për vaksinim kundër koronavirusit

Ali Ahmeti bën thirrje për vaksinim kundër koronavirusit

Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.
“Unë, bashkë me familjen, u vaksinova që në muajin maj, si mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar Covid – 19.
Gjatë gjithë këtij një viti e gjysëm, shumë prej nesh humbën më të dashurit e tyre.
Çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë, vetë mbrëmë familjarë të mi ndëruan jetë, vëllau i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën 33 vjeçare, vëllau i mikut tim Nevzatit gjithashtu.
Ju shpreh ngushëllime më të thella të gjithë familjarëve që humbën jetën nga ky virus tinzar dhe apeloj për VAKSINIM masiv dhe respektim të masave, distancë, maskë, higjienë.
Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni!”, ka shkruar Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments