Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: BDI-ja i ka mundur të dyja partitë e tjera shqiptare,...

Ali Ahmeti: BDI-ja i ka mundur të dyja partitë e tjera shqiptare, “Aleancën me Besë”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti zgjedhjet e gjashta lokale i ka vlerësuar të suksesshme si për partinë që ai drejton por edhe për tërë vendin në përgjithësi.

“Këtë proces zgjedhor do ta vlerësoja të suksesshëm, në të cilin gjithçka ka shkuar në kuadër të normalitetit. Nuk ka pasur probleme, nuk ka pasur ndonjë çrregullim. Si i tillë, duhet të përshëndet nga të gjithë. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga i gjithë spektri politik, sepse zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike”, ka deklaruar Ahmeti për gazetën “Epoka e re”.

Lideri i BDI-së, duke iu referuar rezultateve të faqes zyrtare të KSHZ-së thekson se nga rezultatet e raundit të parë vota ka qenë partiake dhe etnike, duke thënë se partia e tij ka mundur të dy partitë që ishin në koalicion.

“Në të gjitha vendbanimet BDI-ja ka dalë fituese edhe në garën për kryetar, edhe në atë për këshilltarë. Pra, kjo nuk është diçka që unë e them për ta inkurajuar anëtarësinë e BDI-së apo për të krijuar inskenim, por është një e vërtetë që nuk mund të mohohet, sepse janë të dhënat nga KShZ-ja. BDI-ja i ka mundur të dyja partitë e tjera shqiptare në raundin e parë, ndërsa në balotazh ka dëshmuar rezultatin që ka arritur në raundin e parë. Ne kemi pritur edhe më mirë të dalim, por kjo është demokracia. Këtë rezultat e pranojmë”, thotë Ahmeti

Ahmeti ripërsëriti edhe një herë se edhe kryetarët e partive të tjera që kanë fituar disa komuna do të trajtohen si të barabartë nga qeveria qendrore, sepse edhe ata do të qeverisin me qytetarët shqiptarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!