Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: “Ballkani i Hapur” në dobi të rajonit, asnjë shtet nuk...

Ali Ahmeti: “Ballkani i Hapur” në dobi të rajonit, asnjë shtet nuk del i humbur

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit.

Në një intervistë ekskluzive për “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të dalë i humbur nëse i bashkohet kësaj nisme.

“Ne nuk kemi hyrë në këtë projekt pa e menduar, pa e analizuar dhe në këtë projekt ne kemi pasur konsensus etnik dhe politik. Jemi dakordësuar për këtë çështje. Asgjë nuk humb as Maqedonia, as Shqipëria, as ndonjë vend që mund të bashkohet. Marrëveshja nuk është e imponueshme, e dhunshme, është që të pranosh atë që mendon se është e drejta. Ne kemi vlerësuar se Ballkani i Hapur në dobi të shtetit dhe të rajonit, por pa ua imponuar të tjerëve”, tha Ahmeti.

Sipas tij, vendet e rajonit ka më shumë çështje që i bashkojnë se sa i ndajnë./ Euronews Albania

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!