Aleanca: Arsyet e deshtimit për (mos)hapjen e Negociatave me BE janë mungesa e Reformoave! Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme menjëherë!
E lexuam me shumë vëmendje komunikatën e lëshuar nga Kancelaria Federale Gjermane pas takimit të znj. Angela Merkel që kishte me Kryeministrin e RMV z. Zoran Zaev dhe nuk pamë aty premtim pë datë për hapje të negociatave të BE me RVM. Madje nuk kishte as konference shtypi të përbashkët siç është zakon për takime në nivele të tilla.
Në komunikatën e Kancelarisë gjermane nuk përmendej fare fjala zegjerim por i referohej vetëm forcimit të stabilitetit në rajon, në përputhje me strategjinë e re të Qeverisë franceze për Ballkanin perëndimor.
Ajo që dihet tanimë është se Bundestagu gjerman në shtator do t’i shqyrtojë raportet e progresit për Ballkanin Perëndimor dhe rekomandimin e Komisionit Evropian i përsëritur për 10 vite me radhë për t’i hapur negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Dhe nuk duhet harruar se BE-ja është klub i 28 shteteve anëtare ku vendime të tilla merren me konsenzus.
Neve na shqetësojnë dekalratat e djeshme të Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe të Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker të cilët pranojnë publikisht se ky konsenzus nuk ekziston. Dhe arsyet për këtë janë tepër të qartë kur përcillen me vëmendje debatet politike në paralamentet e Gjermanisë, Francës dhe Holandës ndër tjerash. Ndërsa të gjithë pajtohen se Maqedonia e Veriut ka bërë punë të madhe në politikën e jashtme dhe fqinjësinë e mirë, ata theksojnë se reformat e brendshme kanë ngecur totalisht.
Vetë raporti i progresit vë në dukje se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese, ndërsa pavarësia e gjyqësorit nuk respektohet dhe ndërhyrja politike në të mbetet problem i theksuar. Qytetarët duhen ta kenë të qartë se kjo është arsyeja kryesore e shtyerjes së vendimit për hapje të negociatave.
Në përputhje me deklaratat e deritanishme të Kryeministrit Zaev, dështimi i qeverisë LSDM-BDI për t’i hapur negociatat për anëtarësim këtë verë duhet të hapë rrugën për krijimin kushteve për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme, si parakusht për krijimin e një koalicioni vërtet reformist i çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI dhe i cili ka fuqinë dhe vullnetin politik për të materializuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Departamenti për Eurointegrime
Aleanca për Shqiptarët
14.06.2019