Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Të drejtat e njeriut ngecin në vend

Aleanca për Shqiptarët: Të drejtat e njeriut ngecin në vend

Niveli i ulët i sundimit të ligjit, mosrespektimi i të drejtave personale dhe ekonomike, mungesa e lirisë së shprehjes dhe informimit, mungesa e sigurisë janë vetëm disa nga indikatorët që treguan se Maqedonia e Veriut nga viti i kaluar e deri tani nuk ka shënuar ndonjë ndryshim në arritjen e shtetit të së drejtës.

Sipas Insitutit amerikan Kato, Maqedonia e Veriut sërish radhitet e 56-ta me rend, gjë që tregon qartë se vendi ka nevojë për reforma serioze.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se këta indikatorë duhet të merren parasysh dhe të mos injorohen nga pushteti. Nuk jemi në gjendje për t’ia bë qejfin vetes, sepse të akuzuarit pa faj presin për drejtësi; të diskriminuarit në punësime presin për drejtësi; jetët njerëzore presin siguri; gazetarët presin liri të shprehjes; qytetarët presin barazi ekonomike dhe respektim të të drejtave dhe dikush patjetër duhet t’ua sigurojë këto të drejta.

Nuk duhet harruar se në këtë radhitje ndodhemi pas Kroacisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi e Bosnje dhe Hercegovinës. Qytetarët duhet të fillojnë të ndjenjë ndryshimin, e të mos jetojnë më në frikë se të drejtat e tyre mund të cenohen në çdo kohë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments