Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët , takime me qytetarët për të dëgjuar brengat e...

Aleanca për Shqiptarët , takime me qytetarët për të dëgjuar brengat e tyre (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët ka filluar të realizojë takime me qytetarët për të dëgjuar brengat por edhe sugjerimet e tyre, me synimin që nga afër të njihet me ta informon Tetova sot.
Karvani i Aleancës ka filluar këto takime nga fshatrat e komunës së Likovës, si Nikushtaku, Hotla, Vishtica dhe Ropalca.
Sela ka folur për aktualitetin politik, duke ftuar banorët e këtyre anëve për ta përkrahur subjektin që ai drejton, pasi sipas tij, ata janë garancë që mund ta sjellë ndryshimin në vend.
“Opozita e vërtetë nuk është Aleanca, por çdo qytetar që nuk është pjesë e pushtetit. Ne kemi për synim që të bëjmë fitues çdo shqiptar. Nuk e kërkojmë pushtetin sepse flasim bukur, por sepse duam të udhëheqim me përgjegjësi dhe të japim llogari për veprat tona. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Jemi të gatshëm dhe po bëjmë përpjekje që fitoren ta garantojmë bashkë edhe me subjekte tjera”, u shpreh mes tjerash lideri Ziadin Sela.
Ai i shoqëruar nga sekretari gjeneral Arben Taravari, nënkryetari Elmi Aziri dhe kryetari i Akademisë politike Halil Snopçe në këto takime kanë diskutuar dhe debatuar me banorët të shoqëruar edhe nga kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor, Omer Ajdini, i cili vjen nga fshati Nikushtak.
Ajdini ka bërë thirrje tek të gjithë të rinjtë, që t’i bashkohen Aleancës për Shqiptarët dhe bashkë me të rinjtë e të rejat e FRASH-it, ta sjellin ndryshimin, sipas tij të domosdoshëm për ta ndaluar zbrazjen e shtëpive dhe shkollave.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments