Reagim
Deputet e shumicës parlamentare LSDM-BDI vazhdojnë të legjitimojnë korrupsionin tanimë edhe në komisionin parlamentar i cili do ti selektojë anëtarët dhe Kryetarin e Komisionit Anti-Korrupsion, duke e zgjedhur deputeten Vlladanka Avoroviq, përndryshe deputete e grupit të përjashtuar nga VMRO-DPMNE, dhe nëna e Vasilie Aviroviq i dënuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale Publike për rastin “Trust”.
Anëtarët e këtij komisioni, “falë” dy deputetëve shqiptar edhe atë Muhamed Zeqiri nga LSDM dhe Artan Grubi nga BDI, me votat e tyre “kundër” pamundësuan zgjedhjen e Syrija Rashidi për anëtar komisioni si propozim i opozitës shqiptare, duke votuar PRO Vlladanka Aviroviqit.
Ky gjest politik i deputetëve të shumicës parlamentare Muhamed Zeqiri dhe Artan Grubit, i morën të drejtën opozitës shqiptare të përfaqësohet dhe të jetë pjesë aktive e proceseve ashtu edhe siç e parasheh ligji dhe siç kërkohet nga raportet e progresit të BE.
Deputet Zekiri dhe Grubi legjitimuan një opozitë fiktive e cila tani më është në shërbim të shumicës parlamentare, madje janë edhe ideatorët e ligjit të Amnistisë dhe të ndryshimit të kodit penal, me ç’rast kanë të vetmin obligim që ti shpëtojnë nga burgu të gjithë të dënuarit dhe të akuzuarit për rastin e 27 Prillit, por edhe të gjithë ish funksionarët e VMRO-DPMNE të përfshira në afera kriminale dhe korruptive.
Ky është skandali i radhës i kësaj qeverie, ashtu siç nuk ka kapacitete ta instalojë shtetin e së drejtës dhe funksionin e ligjit, nuk ka kapacitete as të zgjedh një komision parlamentar e cila do të zgjidhte profesionist për Kryetar dhe anëtar të Komisionit për Ani-Korrupsion.
Fatkeqësisht Maqedonia do të vazhdojë të jetë një vend i korruptuar, sepse ata që i zgjedhin komisionet janë thellë të zhytur në korrupsion!
Aleanca për Shqiptarët