Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca godet qeverinë e Zaevit: Për rënien e papunësisë në familjet tuaja...

Aleanca godet qeverinë e Zaevit: Për rënien e papunësisë në familjet tuaja ,keni të drejtë


Nisur nga vlerësimet tendencioze të Qeverisë Zaev për të kamufluar me papunësinë para se ti thurni lavde vetvetes për ulje të papunësisë të konsultoni paraprakisht të dhënat mbi tregun e punës, ku kategorinë popullsi aktive shiheni si tërësi (atyre që për momentin janë të punësuar, dhe atyre qe janë të papunësuar por kërkojnë punë).

Sipas Entit Shtetërorë Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut:
– Në kuartalin e IV/2014, numri i popullsisë aktive ka qenë 961 416,
– Në kuartalin e III/2018 ka rënë në 958 770 persona,
– Ndërsa në kuartalin e fundit të vitit 2018, popullsia aktive ka pësuar rënien e radhës në 957 609 persona.

Në ndërkohë shifrat mbi rritjen e popullsisë pasive tregojnë që popullsia pasive shënon rritje:
– Në kuartalin e IV/2014 ka qenë 714 782 persona.
– Në kuartalin e III/2018 është rritur në 724 127 persona joaktiv.
– Ndërsa kuartali i fundit i vitit 2018, shënon 725 539 persona duke dhënë indikacione serioze që ky shtet rrezikon të bëhet vend i popullsisë pasive (atyre që janë të papunë dhe që nuk kërkojnë punë).

E nëse kur flisni për ulje të papunësisë e keni fjalën për rënien e papunësisë në familjet tuaja, aty keni të drejtë. Ndërsa, ulja e popullsisë aktive dhe rritja e asaj pasive mendojmë se nuk duhet parë si arritje.

Duke mos dashur të besojmë se ky është modeli i shtetit që synoni, ju sugjerojmë që të konsultoheni me të dhënat, e nëse nuk doni ta bëni këtë atëherë kaloni nga Ambasada e Gjermanisë për të parë radhët e gjata të qytetarëve ku çdo ditë aplikojnë mbi 800 qytetarë për viza pune, të cilëve largimi ju mbeti alternativë e vetme. Dhe në ndërkohë pyeteni veten:

A iket nga e mira!

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!