Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Takim me përfaqësues të OSBE-së, të ndalohet hakmarrja ndaj...

Aleanca e Strugës: Takim me përfaqësues të OSBE-së, të ndalohet hakmarrja ndaj shqiptarëve në Strugë!

Takim me përfaqësues të OSBE-së, të ndalohet hakmarrja ndaj shqiptarëve në Strugë!

Sapo përfunduam takimin me delegacionin nga OSBE i kryesuar nga Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, të nderuarin Xhef Goldstajn.
Temë e takimit kryesisht ishte aktualiteti politik dhe ndryshimi i pushteteve në Komunën e Strugës. Nga OSBE ndjekin me vëmendje procesin e këtij ndryshimi dhe shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me presionin dhe largimet e shumta nga puna të të punësuarve.
Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Imer Imeri dhe këshilltarja komunale, Rajmonda Mahmudi shprehën shqetësimin e tyre dhe elaboruan në tërësi të gjithë procesin e largimeve, presioneve, shantazheve dhe mobingut që administrata e Merkos po kryen ndaj të punësuarve shqiptarë.
Në takim, me numra të saktë dhe në mënyrë të detajuar iu tregua për të larguarit nga puna dhe dënimeve tjera skandaloze ndaj të punësuarve.
Hakmarrja ndaj familjeve shqiptare duhet të ndalet dhe nga ana e përfaqësuesëve të OSBE u sigurua se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!