Pas lajmit të publikuar në media se komuna e Strugës ka harxhuar mbi 170 mijë euro për reprezentacion ka reaguar Aleanca për Shqiptarët dega në Strugë .Aleanca për Shqiptarët dega në Strugë në faqen e saj në facebook ka përcjellur këtë qendrim.”Kur pushtetin e merr pa meritë, nuk mund të kesh ndjesi për paratë publike.
Tipat si puna e këtij, pushtetin e kanë shfrytëzuar dhe vazhdojnë ta shfrytëzojnë për pasurim personal e për plotësim dëshirash të një grupi të vogël rreth tij.
Këta njerëz, me paratë e qytetarëve, pa fije turpi po realizojnë e përmbushin epshet e tyre personale e madje edhe tallen e mburren me gjëra të tilla.
Këta mashtrues dhe keqpërdorues të gjithçkaje që ka të bëjë me publiken nuk ngopen së mbushuri barkun dhe xhepat me paratë e struganëve.
Këtyre pazarxhinjëve të fateve të mijëra qytetarëve do t’u vijë fundi së shpejti”janë shprehur nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë.