Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Ramiz Merko të kesh kujdes me mërgimtarët

Aleanca e Strugës: Ramiz Merko të kesh kujdes me mërgimtarët

Kujdes me mërgimtarët!

Ramiz Merko dhe soji i tij po fillojnë të realizojnë qëllimet e tyre hakmarrës ndaj mërgimtarëve shqiptarë.
Përveç se shpejtuan dhe pa e rregulluar ligjërisht çështjen e ndërmarrjes Eko Struga filluan të marrin para për parkingje, pa kupon fiskal, duke shkelur ligjin, tani kanë filluar edhe t’ua bllokojnë automjetet mërgimtarëve. Problemet me ligjin dhe policinë, të drejtuesit të ndërmarrjes nuk mund ti fshehni në këto mënyra.
Nëqoftëse për parkim të gabuar apo për mospagesë parkimi duhet të merren masa të tilla, të njëjtat duhet të jenë njësoj për të gjithë. Por nëse shëtisni nepër Strugë do të vëreni se automjetet e bllokuara dhe të marra nga automjeti merimangë, janë të gjitha me targa të huaja, të mërgimtarëve tanë.
E ndërkaq, profesori i Ramiz Merkos, drejtuesi i bizneseve të fëlliqura dhe ideatori i gjithë politikës Merkoviane, parkohet ku ti dojë qejfi, në trotoar, në mes të rrugës, në vendkalim këmbësorësh e ku mos. Të njëjtën e bën edhe Ramizi dhe shoferët e tij duke bllokuar rrugët dhe trotoarët.
Kjo politikë hakmarrëse e këtij soji vërehet prej së largu.
Kujdes me mërgimtarët o të mjerë. Ata nuk mund ti shantazhoni, ti kërcënoni e as ti reketoni. Ata do t’ua tregojnë se ku e keni fundin ju dhe soji juaj.
Aleanca për Shqiptarët- Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!