Është hera e dytë që në Këshillin e Strugës vjen kërkesa për dhënie garancion për huamarrje nga NP “Komunalja” – Strugë dhe dështon.
Pas një debati të ashpër mes këshilltarëve të ASH-së dhe drejtorit të ndërmarrjes ky vendim nuk mori dritë jeshile.
Këshilltarët e ASH-së ngritën zërin kundër këtij vendimi skandaloz, vendim i cili nuk ka në përmbajtje asnjë të dhënë për shumën e huasë që do merret, për kushtet e kthimit, shkallën e interesit që do duhet ta paguajë, çfarë do jepet në dorëzim si hipotekë. Kështu siç është formuluar lë hapësirë të madhe për manipulim, dhe keqpërdorim.
I njoftojmë qytetarët se do të tentojnë të miratojnë vendimin edhe në seancen e ardhshme, mirëpo ne do të jemi gjithmon aty, për të mbrojtur interesat tuaja, për të ngritur zërin ndaj çdo keqpërdorimi të pronës publike.
I ftojmë të gjithë këshilltarët tjerë të na bashkangjiten e të mos bëhen pjesë e krimit, të mos e votojnë këtë vendim sepse do mbajnë mbi supe keqpërdorimin e pronës publike, zhytjen në borxhe dhe falimentimin e kësaj ndërmarrje.
Aleanca e Strugës