Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Ramis Merko, struganët i ka lënë në plan të...

Aleanca e Strugës: Ramis Merko, struganët i ka lënë në plan të dytë ndërsa fokusi i pushtetit të tij është plotësimi i dëshirave të shokëve dhe partnerëve të tij

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, nisur nga gjendja aktuale në qytetin e Strugës, konsideron se Komuna e Strugës dhe kreu i saj Ramiz Merko, struganët i ka lënë në plan të dytë ndërsa fokusi i pushtetit të tij mbetet plotësimi i dëshirave dhe apetiteve të tarifit të tij, shokëve dhe partnerëve të tij. Në regjistrimin e fundit te popullsisë, Struga ishte një nga komunat që rezulton me shpërngulje më të madhe në rang të Maqedonisë së Veriut siç e nxorri regjistrimi, ndërsa kryetari Ramiz Merko, para pak kohe deklaroj nëpër mediume se gjoja Struga është bërë si Zvicra, kurse qytetarët ne mënyrën më brilijante e demaskuan me qëndrimet dhe postimet e tyre. Zotëriu në fjalë o e ka humbur kontaktin me realitetin, ose ka probleme të natyrave të tjera të cilat struganët nuk kanë pse ti vuajnë.

Edhe pse kemi hyrë me të dy këmbët në sezonin turistik, shikoni dhe analizoni rrugët e qytetit, ku kësaj administrate i ka dalur edhe ” boja” sepse në të gjithë qytetin, mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale tek të gjithë rrugët e qytetit – dhe nuk gjen një rrugë të fiksuar dhe të ngjyrosur me ngjyrë – vija të bardha, për të dalluar një qytet urban, sikurse edhe të gjithë vendkalimet e këmbësorëve në rrugët e qytetit.

– Situatë kaotike në këtë sezon mbretëron edhe me parkingjet në qytet ku ndërmarrja që menaxhon me to vazhdon të bëj xhelatin ndaj shoferëve dhe qytetarëve duke i kthyer të gjithë rrugët në zona parkimi, ndërkohë që ndërmarrja ,, EKO STRUGA ,, vazhdon të dal me humbje financiare – dhe me të drejtë parashtrohet edhe pyetje ” Po paratë ku shkojnë “?!.

– Turizmi është një nga sektorët strategjikë në Strugë, dhe këto ditë më shumë se kurrë vërehet se ky biznes është lënë pa strategji dhe i sabotuar nga pushteti vendor. Hotelierët që për kaq vite, takime punë nuk kanë zhvilluar me administratën komunale, për të organizuar dhe zhvilluar funksionimin e tyre, gati të vetmen shpresë për rimkëmbje i kanë mërgimtarët dhe diasporën, sepse ka kohë që Struga është kthyer në gomën rezervë të Ohrit sa i përket turizmit, edhe pse potencialet natyrore, kulturore, ambientale, kulinare dhe ekonomike, i ka shumë më të mëdha dhe më në numër se qyteti fqinjë, i Ohrit.

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!