Të etur për të rrjepur struganët sa më shumë, zotërinjtë e komunës nuk kanë pritur as t’iu rregullohet çështja e kuponit fiskal dhe me kështu kuponash, që mund të printohen kudoqoftë dhe nga kushdoqoftë, kanë filluar të marrin paratë për parkingjet.
Dhe më e keqja, nuk respektojnë as Vendimin e sjellë nga vetë ata, ku askund nuk përmendet shuma prej 50 denarëve. Me Vendimin e Këshillit, të sjellur nga partnerët lokalë, Ramiz Merko dhe LSDM, parkimi paguhet me 40, 30 dhe 20 denarë ora, varësisht prej zonës.
Aleanca për Shqiptarët do ta paraqesë rastin në të gjitha institucionet kompetente për ta parandaluar “vjedhjet” dhe shkeljet e tilla ligjore. Denoncim mund të bëjë çdokush prej jush, që do ndeshet me një situatë të tillë.
Ta parandalojmë krimin së bashku!
(Aleanca për Shqiptarët-Strugë)