Humbja e një njeriu të dashur kurrë nuk ka qënë e lehtë. Fjalët nuk mund të shprehin dhimbjen, që ndjejmë për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta e veprimtarit, Kemal Gavaz.
Kemal Gavaz ishte njeri i dashur, kujdestar jo vetëm i familjes, jo vetëm i të afermve dhe miqve që i kishte në Stamboll, në vendin ku jetonte. Mirëpo, i dashur edhe për të afërmit dhe miqtë nga vendi i tij i lindjes, Struga, për kujdesin dhe dashurinë që u fali. Sa herë Kemali vinte në Strugë per tu çmallur, mbante shënime se çfarë i mungon këtij qyteti dhe kthehej në Stamboll për të gjetur njerëzit të cilët do ti relizonin projektet, që ai kishte në mendje.
Nuk mund të shkruajmë për të gjithë sepse janë shumë vepra të mira që ai la pas.
Në këto momente dhimbjeje shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve. Pavarësisht dhimbjes, gjithmonë do të jetë në zemrat tona “Kemal baba”, ashtu siç e thërrisnim të gjithë ne që patëm fatin ta njohim nga afër, e dora e tij përkëdheli kokat tona.
Prehu në paqe o strugan i mirë!
E kujton Aleanca për Shqiptarët-Strugë