Monday, June 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAleanca e Strugës edhe sot sulmon Ramiz Merkon

Aleanca e Strugës edhe sot sulmon Ramiz Merkon


Prej nesër Ramiz Merko fillon të realizojë njërën nga premtimet kryesore kundër interesit të qytetarëve të Strugës. Rrugën “Brigadat Proletare”, që është rruga kryesore hyrëse në qytet e shndërron përsëri në njëkahëshe. Kjo rrugë me mund dhe me vullnetin e qytetarëve u bë dykahëshe në vitin 2013, ndërsa Merko dhe klani i tij, për interesa të disa bashkëpunëtorëve të tij dhe në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin qytetar e rikthen në njëkahëshe.
Me skandaloze është se ky regjim i ri në komunikacion është bërë pa studim dhe pa kaluar në Këshillin e Komunës. Prandaj e ftojmë edhe Policinë dhe organet përkatëse pranë MPB-së, që të mos bëhen pjesë e kësaj loje të ulët.
Ky njeri që aq shumë e dashuron kaosin urbanistik po realizon premtimet e bëra për interesa personale të tijat dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Të gjitha në dëm të qytetit dhe qytetarëve.
I rikujtojmë këtyre mendjeprishurve se Struga nuk është pronë e tij private me të cilën mund të bëjë çka ti dojë qejfi.

Aleanca për Shqiptarët do ta kundërshtojë këtë vendim në të gjitha instancat ligjore.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments