Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Drejtuar Jeton Shaqirit, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale "Proaqua"

Aleanca e Strugës: Drejtuar Jeton Shaqirit, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Proaqua”

Drejtuar Jeton Shaqirit, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Proaqua”.

Jeton, mos u mundo të na arsyetosh përjashtimet me fjalë të bukura. Të gjithë e dimë të vërtetën. Largimet nga puna janë për arsye të pastër politike. Nuk është e vërtetë se ka mes tyre edhe anëtarë të BDI-së. Të largosh ndonjë anëtar të BDI-së as që mund ta paramendosh sepse tjetërkush ti jep urdhërat. Dhe qëllimi i atij që të urdhëron është një dhe i vetëm, pastrimi politik i Proaquas dhe aspak mirëqënia e punëtorëve apo qytetarëve.
Problemet e asaj ndërmarrjeje kanë filluar prej vitit 2005 kur Ramiz Merko mori mandatin e parë. Në kohën tonë ajo mdërmarrje filloi të marrë frymë edhepse partia juaj për çdo muaj na bllokonte xhirollogarinë dhe për një mandat ka marrë nga buxheti i struganëve rreth 3 milionë euro.
Nëqoftëse keni hasur në fakte për keqpërdorime nga drejtuesit e ndërmarrjes kur ne ishim në krye, atëherë bëni detyrën, ka organe që i hetojnë ato raste. Mjaft na shitët mend dhe moral se ju njohim mirë.

Për fund, na vjen mirë që në BDI-në e Strugës paska një person që di të shkruajë pastër në Shqip. Nuk mund ta themi të njëjtën edhe për punëtorin tuaj që i ka përgatitur vendimet për përjashtim, janë plotë gabime drejtshkrimore. Ndoshta të tillët janë ata shembullorët që ti i lëvdon!
Aleanca e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!