Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAleanca e Strugës: Dënojmë ashpër deklaratat e kryetarit të Komunës së Strugës,...

Aleanca e Strugës: Dënojmë ashpër deklaratat e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko

Një zyrtar me post të rëndësishëm asnjëherë nuk duhet të neglizhojë seriozitetin e situatës, e sidomos seriozitetin e situatës së krijuar nga pandemia Covid 19, me të cilën për shkak të keq menaxhimit të pushtetit vendi jonë po përballet me pasoja të rënda shëndetësore dhe ekonomike!
Fatkeqësisht kur një kryetar komune në vend se të bëhet shembull për qytetarët dhe respektimin e masave, luan rolin e ekspertit dhe keq informon qytetarët bëhet edhe arsye për shpërndarje të virusit edhe më shumë.
Dënojmë ashpër deklaratat e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko sipas të cilit vizitat e qytetarëve në Strugë nuk paraqesin rrezik dhe për këtë kërkojmë përgjegjësi nga i njëjti për neglizhencën e treguar!
Situata që dita ditës po del jashtë kontrollit për shkak të mos marrjes seriozisht të situatës do t’i kushtojë shumë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe në aspektin ekonomik.

ASH-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments