Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAleanca e Dibrës: “10 mënyrat e manipulimit të votimit në Dibër”

Aleanca e Dibrës: “10 mënyrat e manipulimit të votimit në Dibër”

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa njoftojnë qytetarët për turpin e një subjekti kriminal, në vjedhjen e lirisë dhe devijimin e vullnetit qytetar.

1. Blerje masive e votës.
2. Votim i manipuluar i personave që nuk jetojnë aktualisht në Dibër.
3. Presion qeveritar dhe kërcënime ndaj qytetarëve.
4. Anormalitet, 100% dalje në disa vendvotime të personave që aktualisht jetojnë këtu.
5. Individ të kërcënuar të mbajtur në një zyrë që do ta shihni përmes organeve kompetente.
6. Shpërndarje e druve dhe përdorimi i makinave institucunale në fushatë elektorale.
7. Keqpërdorimi i gurëve të hequr nga shëtitorja, të shpërndara në zgjedhje, të faktuara dhe dokumentuara të gjitha.
8. Kuti të hapura të pa plombuara.
9. Zarfe të hapur, duke bërë të pavlefshme votën për Bekimin.
10. Persona me më shumë se një kartë identiteti në vendvotim.

Sigurojmë qytetarë që të gjitha faktet janë paraqitur tek të gjitha organet shtetrore, ambasadat dhe organizatat joqeveritare.

Do të vazhdojmë anën ligjore deri në goditjen përfundimtare të krimit zgjedhor dhe kriminelëve që për interes kanë vetëm mbrojtjen e keqpërdorimeve të tyre institucionale.

Ka vetëm një fitues në këto zgjedhje, dhe ai është Dr. Bekim Pocesta dhe sigurisht qyteti i Dibrës.

I bëjmë thirje publike ish kryetarit ose kryetarit të krimit, distancohu nga keqpërdorime të tilla, sepse mandati është katër vjeçar ndërsa fytyra e përjetshme.

Ata që të zgjodhën përmes manipulimit të sigurojmë që do ta shkurtojnë mandatin në më pak se dy vite.

Drejtësi !

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments