*Arben Taravari në një konferencë për media konfirmoi se ASH në mënyrë unanime ka vendosur që të shkoj në opozitë. Taravari numëroi arsyet se pse u vendos që të lëshojnë qeverinë, duke thënë se pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe se si VLEN nuk kanë arritur t’i përmbushin premtimet. Ai theksoi në veçanti hejqen e badenterit dhe mos sjelljen e një ligji të posaçëm për përfaqësim të drejtë./Alsat.mk