Albnor Kaba nga Ohri ka realizuar pothuajse ëndrrën e tij për të veshur fanelën kuq e zinjëve të kombëtares shqiptare për moshat U15. I ftuar dje (29.06.2018) në Elbasan Arena ku kombëtarja shqiptare U15 ka zhvilluar një ndeshje miqësore me qëllimin seleksionimin e futbollistëve të rinj, Albnori ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke impresionuar me ndeshjen e tij, në të cilën ai ka asistuar 2 herë.
Ai ka luajtur gjithë takimin dhe prezenca e tij në fushë ka dhënë më shumë siguri në ekip, duke mos u zëvendësuar deri në fërshëllimën e fundit.
Si stafi, ashtu edhe trajneri Memushaj kanë parë te Albnori një inteligjencë të vërtetë futbollisti dhe një përgatitje të lartë teknike. Duke u nisur nga ky fakt, Albnori ka marrë ftesë që të luaj edhe në ndeshjen tjetër miqësore që do të jetë kundërt përfaqësueses Boshnjake.
Albnor Kaba ka lindur në 24 Shtator 2002 dhe momentalisht është i aktivizuar në ekipin FK Novaci. Me futbollin u rrit në akademin e „Goran Pandev“ në Ohër, ku shfaqi edhe vlerat e tij dhe talentin për futboll.