Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlbin Kurti nga Shkupi: Ballkani nuk mund të ketë qetësi pa u...

Albin Kurti nga Shkupi: Ballkani nuk mund të ketë qetësi pa u trajtuar drejtësisht shqiptarët kudo që jetojnë

Fatet në Ballkan i kemi të ndërlidhura, ndërsa Ballkani nuk mund të ketë qetësi pa u trajtuar drejtësisht shqiptarët kudo që jetojnë. Edhe kur s’kemi armiq të jashtëm, ne dijmë të krijojmë armiq të brendshëm si pasojë e krimit dhe korrupsionit që mbizotëron në politikën tonë. Me këto fjalë u është drejtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shqiptarëve në Shkup gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar sot ku pati interesim për shumë tema që tangojnë qytetarët e dy vendeve.

“Tashmë është kuptuar që progresi në Ballkanin Perëndimor është I ndërlidhur sepse fatet i kemi të lidhura me njëri tjetrin. Për shkak të një historie tragjike populli shqiptar është i ndarë në disa shtete të cilat sot janë fqinje me Kosovën dhe Shqipërinë dhe i shpërndarë gjithandej globit. Duke qenë kështu, fati i Ballkanit Perëndimor ka qenë dhe mbetet i lidhur me fatin e shqiptarëve. Historia në këto vite ka dëshmuar se Ballkani do të bëhet mirë kur shqiptarët të trajtohen mirë, se në Ballkan njëmend nuk ka luftë pa Sërbinë, por edhe nuk ka paqe pa shqiptarët”, theksoi Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes.

Para bashkimit, shqiptarët duhet të mendojnë për faktorizim tha Kurti i cili bëri thirje që shqiptarët të cilët posedojnë shtetësi të Kosovës të udhëtojnë për në Kosovë që të mbështesin Vetëvendosjen më 6 tetor. Kjo tha ai do të jetë mbështetje edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut pasi Vetëvendosje në programin e saj parasheh një mbështetje të këtillë.

“Sa i përket çështjet së bashkimit të shqiptarëve ne besojmë se është e domosdoshme ta kemi fazën e parë të faktorizimit të shqiptarëve. Shqiptarët janë më të varfërit, më të papunët anëembajnë kufijve që na ndajnë padrejtësisht. Duhet të faktorizohen shqiptarët, me çrast shqiptarët të cilët janë në një gjendje më të rëndë duhet të ndihmohen më së shumti dhe më së pari. Ardhja jonë këtu është nder për neve, jo për juve. Sepse ne e konsiderojmë obligim, të vijmë nga Prishtina e Tirana në Shkup është obligim, sepse shqiptarët e Maqedonisë së Verut kanë kontrbuar për çlirimin dhe pavarësimin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë e kanë mbet jashtë këtyre të dyjave. Ju e keni paguar çmimin më të lartë jo unë që kam qenë në burg”, nënvizoi Kurti.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë dhe mbështetjen që e pret nga Shqiptarët e Maqedonisë, kreu i Vetëvendosjes kujtoi se në momente të rëndësishme historike shqiptarët në dy anët e kufirit janë ndihmuar mes vete, ndërsa kësaj rradhe ai tha se kërkon ndihmë që të shpëtojnë shtetin e Kosovës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!