Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlbin, ia VLEN!

Albin, ia VLEN!

Para më pak se një viti, opozita shqiptare ishte pothuajse fragjile dhe pa një fuqi apo kapacitet për ta sfiduar partinë e Ahmetit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Aleanca për Shqiptarët si parti më e fuqishme opozitare ishte në qeverisje, Alternativa ishte larguar nga qeveria, Lëvizja Demokratike sapo ishte formuar, ndërsa Lëvizja BESA po bënte përpjektet për të zgjeruar përtej Tetovës dhe Shkupit, shruan agjencia e lajmeve INA.

Bashkimi i këtyre forcave politike u bë me ndihmën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke mundësuar krijimin e dy blloqeve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe mos parcializimin e votës shqiptare.
Ndonëse unifikimi i votës shqiptare ndodhi për një kohë relativisht të shkurtër, ata arritën që të marrin rreth 85 mijë vota shqiptare në zgjedhjet presidenciale me kandidatin e tyre Arben Taravarin.

Në anënë tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim me 9 parti politike, përfshirë dhe minoritetet, mori mbi 120 vota.

“Ndërhyrja” e kryeministrit Kurti ndonëse simbolike mundësoi një garë kompetitive brenda kampit shqiptarë.

“Ndërhyja” e Kurtit solli një energji të re dhe i ndihmoi demokratizimit të skenës politikë shqiptare në Maqedoni.

“Ndërhyrja” e Kurtit jep shpresë për një rrotacion demokratik në skenën politike shqiptare.

“Ndërhyrja” e Kurtit i ul shanset e zhvillimit të projektit Ballkani i Hapur, për faktin se VLEN është shprehur kundër kësaj ideje dhe njëkohësisht kandidati i

Frontit Evropian, Bujar Osmani ka deklaruar se do të kërkoj largimin e qeverisë nga ky projekt.

Modeli i qeverisjes së Albin Kurtit në Maqedoni mund të sjellë një qeverisje pa korrupsion dhe me duar të pastra.

Kryeministri Kurti ka shprehur hapur mbështjetjen për koalicionin VLEN në Maqedoninë e Veriut.

“Republika jonë, por edhe rajoni i Ballkanit Përendimor në përgjithësi, ka nevojë për një faktor politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në këto kohëra të ballafaqimit të përditshëm e sistematik me Serbinë agresore, do të jetë krah i fortë i Kosovës, në mbështetje të paqes e sigurisë, mirëqenies e demokracisë.
Dr. Arben Taravarin që e kam shok ngahera dhe i besoj si për nga orientimi ashtu edhe për nga karakteri. Energjia e re është e mirëseardhur në skenën politike shqiptare për shumë arsye. Ajo gjithsesi ia vlen, sidomos në situatat që po i përjetojmë e jetojmë tani”, ka shkruar Kurti. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!