Saturday, September 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlbi Qamili: Është nder të jem krah Bilall Kasamit në betejën për...

Albi Qamili: Është nder të jem krah Bilall Kasamit në betejën për fitoren e Tetovës

Albi Qamili: Është nder të jem krah Bilall Kasamit në betejën për fitoren e Tetovës

Përmes një statusi në Facebook, Albi Qamili ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe besimin e dhënë, pasi është zgjedhur bartës i listës për Këshillin Komunal të Tetovës nga Koalicioni VLEN.

Qamili ka kujtuar se angazhimi i tij politik ka nisur që në vitin 2014, kur si gjimnazist 16-vjeçar filloi të interesohej për ngjarjet politike dhe të besonte se rinia duhet të jetë forca përcaktuese e ndryshimeve.

Ai ka thekson se pas 12 vitesh angazhim i është dhënë detyra më e madhe deri tani, duke e cilësuar nder të madh të jetë krah kryetarit Bilall Kasami në betejën për “Kapitullin e Dytë të Tetovës”.

“Dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Qamili në fund të mesazhit të tij.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments