Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlarmojnë dentistët: Mbajtja e maskës e dëmshme për dhëmbët!

Alarmojnë dentistët: Mbajtja e maskës e dëmshme për dhëmbët!

Bartja e vazhdueshme e maskave rrezikon prishjen e dhëmbëve, thonë stomatologët. Kjo tezë është e dokumentuar edhe sipas studimeve të fundit në SHBA, të cilat kanë gjetur lidhshmëri shkencore se në sëmundjet e gojës kontribuon edhe mbajtja e maskës për më shumë orë pa ndërprerje. Stomatologët thonë se kjo ndodhë posaçërisht edhe nga mungesa e higjienës orale. Stomatologu Fisnik Kasapi thotë se në muajt e fundit është shtuar fluksi i pacientëve, të cilët kërkojnë shërbime të domosdoshme dentare.

Me bartjen e maskës e para që ndodhë në gojën e njeriut është tharja e gojës. Me këtë vjen ulja e nivelit të pështymës që është barriera e parë e cila e stopon inflamacionin e mishrave të gojës edhe të fillimit të kariesit. Tharja e gojës është një prej arsyeve që shkakton dëmtimin e higjienës orale dhe pas saj vijnë gradualisht prishja e dhëmbëve , ndezja e gengivës, rritja e nivelit të baktereve në gojë -tha Fisnik Kasapi, Specialist Stomatolog.

Duke u përpjekur të mbrohemi në infeksioni me CoVid-19, mbajtja për një kohë të gjatë të maskave ka shkaktuar disa efekte anësore, thonë nga Shoqata stomatologëve shqiptarë. Kryetari i kësaj Shoqate Kenan Ferati thotë se paniku gjatë karantinës ka bërë që të mos vizitohen dentistët dhe dëmet janë të mëdha. Ai pranon se edhe stomatologët fillimisht kishin frikë që mos të shndërrohen në vatër e infeksioneve nga Covid-19.

Kemi kategori, të cilat nuk hezitojnë të vinë dhe kemi kategori të cilat hezitojnë. Ata që hezitojnë të vijnë ndonjëherë si shkas e merr edhe pandeminë. Aty ndikon edhe edukata shëndetësore e pacientit sa janë të përkushtuar për higjienën orale sa kanë nevojë për një tretman dentar edhe pse ne kemi një fluks të madh të pacientëve ku mundohemi t’ju përmbahemi rekomandimeve anti kovid – tha Kenan Ferati, Kryetar i Shoqatës së Stomatologëve Shqiptar.

Të dhënat që siguruam nga Fondi Shëndetësor tregojnë se stomatologët amë janë vizituar më pak gjatë pandemisë. Gjatë vitit 2020 ka pasur më pak trajtime dentare, përkatësisht pak më shumë se 100 mijë persona kanë kuruar dhëmbët në stomatolog. Fondi i Sigurimit Shëndetësor vë në dukje se një vit më parë ka pasur mbi 36 mijë ndërhyrje më shumë, përkatësisht gjatë vitit 2019 fondi, stomatologëve u ka paguar mbi 8,7 milion euro për këto shërbime.

Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!