Dizeli nga sonte në mesnatë do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e derivateve të tjera do të mbeten të njëjta, ka vendosur sonte Komisioni Rregullativ për Energji (KRRE). Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0.85 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EURODIESEL (DV V) është 86 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 82 denarë, EUROSUPER BS – 98 për 84 DENARë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 81 denarë për litër. /Alsat.mk