Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlarmante/ Ja sa persona kanë humbur jetën nga aksidentet deri në muajin...

Alarmante/ Ja sa persona kanë humbur jetën nga aksidentet deri në muajin gusht në RMV

Çdo vit në botë rreth 1.35 milionë njerëz humbasin jetën në aksidente trafiku, ndërsa rreth 50 milionë njerëz lëndohen. Në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar në aksident trafiku humbën jetën 124 persona, ndërsa të lënduar mbetën 3.834, njoftoi Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave të aksidenteve në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

Kjo ditë festohet që nga viti 1993 dhe në vitin 2005 OKB-ja e shpalli atë ditë botërore e cila festohet çdo të dielë të javës së tretë të nëntorit.

Të dhënat për vitin 2023 të KRSKRR-së thonë se deri në gusht numri i të vdekurve në aksidente trafiku në rrugët e Maqedonisë është 85, ndërsa numri i të lënduarve është 2.805 – që është dukshëm më pak në krahasim me katër vitet e fundit.

“Megjithatë, sipas vizionit botëror për zero fatalitete në trafik, të gjithë së bashku duhet të ndërmarrim veprime thelbësore për të rritur sigurinë në trafikun rrugor”, tha Këshilli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments