Po hapen përsëri gropat në rrugën prej te rrethi i madh, në hyrje të Teferiçit të Strugës deri në QafeThanë, pra rruga e turpit,rruga Strugë-Qafethanë, njofton Struga Ekspres.
Rruga Strugë-Qafethanë, vazhdon të jetë një makth i vërtetë për shoferët e makinave si pasojë e gropave ku disa herë pas sanimeve ata hapen prapë, sidomos pas borës së djeshme.
Ky problem sjell shkatërrimin e makinave dhe rrezikon dhe jetën e shoferëve të cilët vazhdimisht ankohen për gjendjen e rrugës, sidomos për rrezikun e madh që u kanoset gjatë natës!
Ky problem egziston prej disa vitesh,ku vetëm janë sanuar rrugët dhe asesi të ndërtohet një rrugë e re cila lidh dy shtete, pra rruga Strugë-Qafethanë.
Struga Ekspres ju ofron edhe pamjet dëmtimit të një makine.(Struga Ekspres)