Sunday, June 1, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniALARM: Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500...

ALARM: Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500 mijë banorë!

Ekspertët po paralajmërojnë për një krizë demografike të thellë që mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Maqedonisë së Veriut!

Sipas të dhënave alarmante të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend janë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh, përcjell INA.

Situata bëhet edhe më dramatike kur shihen të dhënat për martesat: numri i tyre ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas projeksioneve të Entit të Statistikave, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë – një shifër që kërcënon tërësisht të ardhmen e vendit. Ndërrohen qeveritë, ndërrohen prioritetet, por pa veprime të menjëhershme, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në një vend të boshatisur!(INA

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments