AKTIVIZOHET EDHE NË LADORISHTË SHTABI EMERGJENT
Në bazë të rekomandimit të bërë ditë më parë nga ana e Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim, në Ladorishtë formohet shtabi emergjent koordinativ për përballje të mundshme me virusin pandemic Covid -19,
Edhe pse deri më tani në Ladorishtë dhe rrethinë nuk ka të paraqitura raste të tilla me simtome të virusit COVID -19,përsëri strukturat e fshatit vendosën të formojnë shtab lokal emergjent, pasi sipas informacioneve të marra kohën e fundit pacientët nga Struga e rrethina ballafaqohen me probleme të ndryshme me personelin mjekësor të ndihmës së shpejtë në Strugë e në veçanti me spitalin rajonal në Ohër ku pacientët nga Struga dhe rrethina nuk e kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Raste të tilla të trajtimit joadekuat mjekësor të pacientes nga f.Tatesh i Epërm si dhe pacientëve nga Llabunishti në reparti infektiv të spitalit rajonal në Ohër por edhe të thirrjes nga Veleshta të një dite më pare të shërbimit të ndihmës së pare të një pacienti me diabet dhe ngurrimit të ardhjes së shërbimit të ndihmës së pare se mos vallë pacienti sipas tyre është me virusin COVID 19,e ka vendosur në sprovë mbrojten shëndetësore në Komunën e Strugës.
Pikërisht këto probleme, inicuan rekomandimin e njësisë për bashkëpunim me bashkësitë lokale dhe mbrojtje dhe shpëtim në formimin e shtabeve lokale me persona profesionistë si mjekë,infermierë,punëtorë emergjente, për ballafaqim dhe detektimin në kohë të rasteve me sëmundjen infective të covid 19,në ndihmesën e anëtarëve të shtabit në rastet e mundshme.
Shtabe Emergjente Lokale koordinative janë të formuara vetëm në Strugë e rrethinë si rezultat i nivelit të duhur profesionist kundruall atij komunal,sepse shtabe të tilla lokale emergjente nuk ka të formuara në fshatrat tjera të Maqedonisë së Veriut.
Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim