Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksioni i madh policor nga Struga në Saraj, 8 të arrestuar për...

Aksioni i madh policor nga Struga në Saraj, 8 të arrestuar për drogë, kamata dhe krime

Një operacion policor i nisur në orët e para të mëngjesit ka rezultuar deri tani me 8 të arrestuar.
Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës, trafikut të saj, fenomenit të fajdeve dhe kamatave si dhe krimit në përgjithësi.

Operacioni, sipas burimeve tona, ka qenë i shtrirë në rajonin e Sarajit, Negotinë e deri në Strugë.

Nga të dhënat, 6 prej të ndaluarve janë nga rajoni i Shkupit, ndërsa 1 nga Negotina dhe 1 nga Struga.

Operacioni pritet të vazhdojë në kuadër të luftës ndaj trafikut dhe përdorimit të lëndëve narkotike, edhe në ditët në vijim.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi detajet, por burimet tona theksojnë se policia do të përdor grusht të fortë ndaj këtyre fenomeneve./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments