Rreth 50 kg marihuanë sonte janë zbuluar nga policia në fshatin Dubravë të Negotinës, mësohet nga burime të hetimit.
Bastisja në këtë fshat është duke u zhvilluar ende ndërsa është parë dhe prani e madhe e policisë.
Në dy muajt e fundit policia ka zbuluar sasi të madhe të drogës ndërsa janë arrestuar edhe disa dilet dhe shpërndarës.
Për aksionin e sontëm pritet informacion zyrtar nga MPB, ndërkohë që mësohet se për momentin një person është arrestuar.