Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksion i madh policor, arrestohet mësuesja për shitje të drogës!

Aksion i madh policor, arrestohet mësuesja për shitje të drogës!

Në Shkup është duke u zhvilluar aksion i madh policor, ku siç bëjnë të ditur nga burimet brenda aksionit për TV21, me këtë aksion tentohet të shkatërrohet një grup i madh i dilerëve të rrugëve.

Siç mësojmë, janë arrestuar një numër i madh i dilerëve të amfetaminës, mes tyre edhe një mësuese e shkollës fillore.

Nga MPB konfirmojnë se në rrjedhë është aksioni policor, por nuk japin më shumë detaje, pasi thonë se për të njëjtat do të njoftojnë pas përfundimit të aksionit.

Kujtojmë se ditë më parë vdiq një nxënës në Shkup, për të cilin dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Por ende asnjë konfirmim nga autoritetet kompetente.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments