Wednesday, June 4, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksion i madh policor: Arrestohen ish-funksionarë të lartë dhe nëpunës shtetërorë

Aksion i madh policor: Arrestohen ish-funksionarë të lartë dhe nëpunës shtetërorë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim me MPB-në ka ndërmarrë aksion për të ndaluar persona të dyshimtë në më shumë lokacione të Shkupit.

Pas disa muajve procedurë para-hetimore, sot me urdhër të prokurorit publik deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është ndërmarrë aksion policor. Midis të dyshuarve janë edhe ish-funksionarë të lartë, të punësuar në administratën shtetërore të cilët kanë kryer punë në interes publik. Gjatë ditës priten detaje më të hollësishme nga MPB-ja.

Alsat mëson gjithashtu se bëhet fjalë për më shumë se 10 persona, ish-funskionarë, nëpunës shtetërore dhe punonjës të tjerë.

Një pjesë e tyre janë ndaluar, ndërsa për një pjesë tjetër vazhdon operacioni policor.

Sipas të dhënave të Alsat, personat janë të gjithë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa veprat janë kryer gjatë periudhës së ish-ministrit Mile Janakievski

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments