Disa automjete janë përfshirë në aksident mbrëmjen e së premtes në Kurbin.Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku tre automjete janë përplasur, mes tyre edhe një automjet i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Dy persona janë plagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.Mësohet se ka qenë një nga shoqëruesit e ish-kryeministrit me makinën e vet që është goditur nga një makinë me targa Kosove. Për pasojë tre makina kanë goditur njëra-tjetrën nga mbrapa.
Automjeti që shoqëronte ish kryeministrin Berisha nuk është përfshirë në aksident pasi në momentin e përplasjes ka qenë 5 mjete përparaKy i fundit po kthehej nga Kurbini ku kishe zhvilluar foltoren e radhës. Nga aksidenti nuk raportohet për viktima apo të plagosur./Euronews/