Monday, July 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident tragjik në rrugën Kërçovë- Oslomej: Ndërron jetë një person

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë- Oslomej: Ndërron jetë një person

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën rajonale Kërçovë – Oslomej, pranë fshatit Garan, ku një qytetar i moshuar nga rrethina e Kërçovës ka humbur jetën tragjikisht informon Tetovasot.

Ngjarja ndodhi më 27 korrik 2025, rreth orës 08:15, kur automjeti i pasagjerëve “Volvo” me targa të Kërçovës, që drejtohej nga S.S. (74) nga fshati Cërvicë, doli nga rruga në rrethana ende të paqarta.

Për fat të keq, si pasojë e lëndimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vend.

Sipas informacioneve nga Stacioni Policor i Kërçovës, në vendin e aksidentit menjëherë ka intervenuar ekipi i Njësisë për Punë të Brendshme, i cili në koordinim me prokurorin publik ka kryer këqyrjen e plotë të .vendngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.

Kjo tragjedi ka tronditur banorët e zonës, të cilët apelojnë për kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, i cili njihet për kthesa të rrezikshme dhe mungesë të sinjalizimit adekuat.TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments