Një person ka vdekur në Spitalin e Tetovës ku është sjellë me lëndime të mara në aksidentin e trafikut, informojnë nga SPB- Tetovë.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës- Dibër në afërsi të vendit “livadhet e manastirit”.
Nga arsye ende të panjohura ka ardhur deri te përplasja e automjetit “golf” me tabela të Shkupit që e ka drejtuar personi S.R (74) dhe “mercedes” me tabela të Tetovës të cilin e ka drejtuar L.R (72) të Pallçishtës së Epërme.
Shoferi i golfit me lëndime serioze është dërguar së pari në spitalin e Gostivarit, pastaj në atë të Tetovës ku rreth orës 13 ka ndërruar jetë.
Është kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e detajeve që kanë sjell deri te aksidenti.
Nga SPB- Tetovë drejtojnë apel deri te shoferët të jenë më të kujdesshëm në orët e mëngjesit për shkak të paraqitjes së mjegullës dhe rrëshqitjes së tokës nëpër gryka.