Aksident tragjik në Ohër: Vdes motoçiklisti

0
13
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d


Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ohër, me ç’rast një i moshuar ka humbur jetën pasi që është aksidentuar me motoçikletën e tij. Bëhet fjalë për 71 vjeçarin me inicialet T.SH nga fshati Vellgoshti, informon INA.
Ai duke drejtuar motorin e tipit “Tomos Sprinter” ka humbur drejtimin në një rrugë kritike me udhëkryq dhe është është përplasur me një shtyllë elektrike. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes duke bërë të ditur se viktima po drejtonte motorin të paregjistruar. Pas plagëve të rëndë, 71 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.