Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut: Vdes një emigrant dhe lëndohen 11 të tjerë

0
17

Një person ka humbur jetën ndërsa 11 migrantë të tjerë janë dërguar në spitalin e Kavadarit pas aksidentit në magjistralen Demir Kapi – Negotinë, konfirmoi për MIA-n nga Shtëpia e Shëndetit – Negotinë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ndihma e shpejtë ka intervenuar me tre automjete në aksidentin në të cilin një veturë e mbushur me migrantë e cila ka lëvizur në magjistralen Demir Kapi – Negotinë është përplasur në pjesën e pasme të një furgoni që ka lëvizur në të njejtin drejtim, dhe ka marrë flakë.

Një person ka pësuar me lëndime të lehta dhe i është dorëzuar policisë që ta kthejë në kamp.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5