Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident tragjik në autostradën Shkup-Kumanovë, mërgimtari nga Zvicra godet për vdekje një...

Aksident tragjik në autostradën Shkup-Kumanovë, mërgimtari nga Zvicra godet për vdekje një 54-vjeçar

Një 20-vjeçar nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër ka goditur për vdekje me veturë një 54-vjeçar. Nga MPB thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Shkup-Kumanovë.

“Me datë 18.08.2023 në ora 20:43 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga Shkupi, XH.I.(20) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, me automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa zvicerane ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati Pçinja i Kumanovës, me çka e ka lënë veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, thonë mes tjerash nga MPB./tv21.tv

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments