Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriAksident tragjik: Masivi i mermerit zë poshtë makinën, 1 e vdekur e...

Aksident tragjik: Masivi i mermerit zë poshtë makinën, 1 e vdekur e 3 të plagosur (FOTO)

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e së shtunës në afërsi të fshatit Çiflig në Lushnje, ku disa gurë mermeri që po transportoheshin nga një kamion janë shkëputur dhe kanë zënë poshtë një veturë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, kur gurët janë shkëputur nga kamioni me targë “AA 667 MP” dhe kanë rënë mbi një “Peugeot” me targë “AA 862 SF”, transmeton tch.

Nga goditja e rëndë ka humbur jetën një 24-vjeçare e identifikuar me inicialet E.I, e cila po udhëtonte në makinë, ndërsa 3 persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e mjetit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjes.

Agjentët e policisë kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet B.P dhe po kryejnë veprimet proceduriale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments