Vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Gjevgjelia, e drejtuar nga M.K.(27), dje në orën 3 të mëngjesit është përplasur me një gardh prej metali në autostradën vendkalimin Bogorodica drejt Gjevgjelisë, transmeton Almakos.
Ashtu si informuan nga MPB-ja, shoferi ka vdekur në vendngjarje, derisa bashkë udhëtari M.P.(26) është lënduar rëndë dhe si rast urgjent me veturën e Ndihmës së Shpejtë nga Shtëpia e Shëndetit Gjevgjeli është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Policia ka kryer kontroll në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të rastit.