Aksident në rrugën Ohër-Shën Naum, një person përfundon në spital

0
23
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dhe në orën 11:50, në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, afër Raca-s, ndodhi një aksident trafiku, në të cilin një person u lëndua,informohet Struga Ekspres.

Aksidenti ndodhi midis një makine të tipit “Golf” me targa të Ohrit, të drejtuar nga R.M 27-vjeçar, nga Demir Hisari dhe një biçikletë të drejtuar nga A.T 77-vjeçar. nga Raça.

77 vjeçari me një automjet të ndihmës mjekësore u transferua dhe u mbajt për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.

Në vendngjarje, sipas autorizimit të Prokurorit Publik, kanë inspktuar ekipet të policisë, sipas SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)