Monday, April 7, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident në Patishka Rekë, humb jetën një fëmijë! Arrestohet shoferi 19-vjeçari

Aksident në Patishka Rekë, humb jetën një fëmijë! Arrestohet shoferi 19-vjeçari

*Gjatë ditës së djeshme, në në rrugën lokale mes fshatit Patishka Rekë dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një e mitur ka humbur jetën ndërsa tre pasagjerë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore që u dërguan për trajtim. Shoferi i veturës “Volkswagen Golf” i moshës 19-vjeçare që shkaktoi aksidentin, është privuar nga liria.

“Më 06.04.2025, rreth orës 17:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatit Patishka Rekë dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga U.O. (19) nga fshati Studeniçan, dhe një veture “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A. (29) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga vetura “Mercedes”, e cila është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohër”, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi F.A., pasagjerja R.A. (24), dhe një pasagjere tjetër e mitur, të dyja nga Shkupi, lëndimet e të cilave janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohër”, si dhe shoferi U.O., i cili është trajtuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip hetimor nga SPB Shkup, ndërsa U.O. është privuar nga liria sipas nenit 300 paragrafi 2, në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në raportin e policisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments