Dje në ora 17:10 në autostradën Ohër-Kërçovë, pranë fshatit Botun, ndodhi një aksident trafiku ku u lëndua rëndë një 32 vjeçar nga fshati Vranishtë i Strugës, informohe Struga Ekspres nga MPB.
Aksidenti ndodhi në mes të një automjeti “Ford Escort” me targa të Tetovës, të drejtuar nga 29 vjeçari I.I. nga fshati Trebosh, një kamion me automjete “Man” me gjysmë rimorkio me targa të Kumanovës, të drejtuar nga 63-vjeçari T.K. nga Kumanova dhe një makine Peugeot 208 me targa, të drejtuar nga 32-vjeçari B.K. nga fshat Vranishtë .
Në aksident, me lëndime të rënda trupore është B.K. i cili u transportua në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku iu dha ndihmë mjekësore, me një automjet të urgjencës mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe ekipet policore për të inspektuar rastin.
(Struga Ekspres)