Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kollarë, respektivisht në magjistralen Strazhë-Kërçovë, përcjell TV21. Në aksident janë përfshirë katër vetura.

Gjegjësisht në aksident janë përfshirë, një veturë VW Arteon me targa të Shkupit, një veturë Mitsubishi ASX, dhe një veturë VW Golf 5 që është përplasur me një veturë Seat Toledo. Sipas informacioneve të para, fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm të lënduar dhe dëme materiale.

“Nuk ka me lëndime serioze. 4 janë me lëndime të lehta, për momentin trafiku është duke u normalizuar, ka vetëm dëme materiale. Janë 4 vetura të përfshira”, thonë nga MPB për TV21.



